LajmeMaqedoni

MASH propozoi zgjidhje ligjore për sigurimin e arsimit të vazhdueshëm për të miturit në institucionet edukative-korrektuese dhe ndëshkuese- korrektuese

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime në Ligjin për Arsimin Fillor, me të cilën zgjidhet  sfida e kahëmosëshme lidhur me sigurimin e  procesi të rregullt arsimor për të miturit në institucionet edukative-korrektues dhe ndëshkuese- korrektuese.

Ndryshimet e reja të  Ligjit parashikojnë  që procesi arsimor për të miturit në institucionet edukative-korrektuese dhe ndëshkuese-korrektuese, në vend të programeve eksperimentale të deritanishme,  të zbatohet sipas planit dhe programeve mësimore  për arsimin fillor të të rriturve.

Nxënësit pas formalizimit të procesit arsimor do të marrin dëftesa për përfundimin e arsimit, sikurse edhe nxënësit në  shkollat e rregullta fillore. Për përfshirjen e tyre në mësimdhënie, nëse janë nën 16 vjeç, paraprakisht kryhet kontrolli i njohurive për shpërndarjen e tyre në klasën përkatëse të arsimit fillor.

Ndërsa mësimin, do ta realizojë shkolla e cila ka verifikim për arsimim e të rriturve dhe e kryen mësimin në gjuhën amtare të nxënësve në këto institucione, gjegjësisht është shkolla fillore komunale për të rritur “Anton Semjonoviç Makarenko” – Shkup, ndërsa për realizimin e ndryshimeve ligjore fillimisht do të duhet të punësohen deri në 6 mësimdhënës. Numri i mësimdhënësve që do të duhet të angazhohen në të ardhmen do të varet nga numri i bonjëkave në institucionet edukative-korrektuese dhe ndëshkimore-korrektuese dhe grupet, përkatësisht klasat që do të formohen.

Ndryshimet ligjore që do t’i kalojnë Kuvendit mundësojnë në fakt një zgjidhje sistematike të sfidës së edukimit të të miturve në institucionet korrektuese dhe ndëshkuese ku gjithashtu do të realizohen edhe disa nga rekomandimet e raportit të Bashkimit Evropian për progresin e vendit në fushën e të drejtat e njeriut.

Show More

Related Articles

Back to top button