LajmeMaqedoni

MASIT: Rrjetet sociale të drejtohen për qëllime edukative, e jo të shfuqizohen

Mjetet dhe kanalet për komunikim si rrjetet sociale dhe forma të tjera duhet të drejtohen në qëllime arsimore, e jo të shfuqizohen. Për këtë kërkohet një koncept dhe strategji të integruar me përfshirjen e të gjitha palëve e përfshira, duke filluar nga prindërit, shkollat, shërbimet profesionale, institucionet dhe e gjithë shoqëria, thonë nga Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit – MASIT në lidhje me iniciativat për ndalimin e përdorimit të Tik-Tok-ut. dhe rrjetet e tjera sociale në vend, pas vrasjeve masive në Serbi, për të cilat shprehin keqardhje dhe nushëllim për familjet dhe të afërmit e viktimave.

“Problemi është i shumëstreshës, dhe për këtë qasja për zgjidhje duhet të përfshijë rregullim përkatës të përmbajtjeve të cilat lasohen në rrjetet sociale, si dhe edukim të prindërve dhe fëmijëve për përdorimin e rrjeteve sociale me fushata për përdorimin e të jëjtave me qëllim për t’i theksuar të mirat, por dhe anët e këqija gjegjëisht rreziqet e përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale. Konsiderojmë se fëmijët, para së gjithash, duhet të kenë një sistem të ndërtuar të vlerave, për atë që është e mirë, dhe çfarë është e keqe. Këto vlera kryeisht vijnë nga prindërit dhe edukimi në shtëpi me prezencë dhe përgjegjësi të vazhdueshme, e më pas nga mësimdhënësit, profesorët dhe të gjitha instancat e tjera në mjedisin e afërt të fëmijëve. Me ndalimin eventual të rrjeteve sociale nuk do ta zgjidhet problemi, përkundrazi, një media e ndaluar shpejt dhe lehtë do të zëvendësohet me një tjetër”, theksohet në kumtesën e MASIT-it.

Nga ana tjetër, siç theksojnë, qasja në teknologji është kruciale në procesin e digjitalizimit, proces i cili sjell përfitime të mëdha për të gjithë shoqërinë dhe që imponohet si një domosdoshmëri e jetesës moderne, ndërsa me këtë edhe të vetë të rinjve.

“Duhet të fokusohemi te shkaku i vërtetë që të mund të fillojmë me zgjidhjen e problemit. Fokusi i vërtetë duhet të jetë në kujdesin më të madh familjar dhe institucional për zhvillimin e duhur të fëmijëve. Nevojitet rritje të vigjilencës, reagimit dhe përgjegjësisë për të parandaluar çdo dhunë, agresion ose incident me ose pa viktima njerëzore. Hapat e parë për këtë tashmë janë bërë duke krijuar kanale për raportimin e dhunës së bashkëmoshatarëve”, thonë nga MASIT-i.

U bëjnë apel mediave për përgjegjësi të tyre gjatë raportimit të temave të ndjeshme dhe profesionalizmin e tyre për analiza dhe përpunim të temave nga fusha e mediave sociale, për të cilat, siç theksojnë, MASIT-i gjithmonë është në dispozicion nëse nevojitet mendime , analiza shtesë dhe të ngjashme.

Show More

Related Articles

Back to top button