LajmeRajon

Më 24 Shtator zgjedhjet e reja në Kukës, Albert Halili kandidat i PS-së

Më 24 Shtator në Kukës do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.

Ka qenë presidenti Bajram Begaj ai që ka dekretuar datën në të cilën qytetarët kuksianë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Rikujtojmë se zgjedhjet e reja në Kukës do të mbahen pasi Safet Gjici, që u zgjodh kryetar në zgjedhjet e 14 Majit dha dorëheqjen pas video-skandalit seksual të publikuar disa javë më parë.

Pas dorëheqjes ai u arrestua pas akuzave për korrupsion pasiv.Bashkë me të u arrestua edhe Alma Kaçi, e cila akuzohet për korrupsion pasiv por është lënë në arrest shtëpie.

Kandidat i PS-sē për bashkinë Kukës duket se është përzgjedhur Prefekti i ri Qarkut Kukës z.Albert Halili.

Prefekti i ri Qarkut Kukës z.Albert Halilaj u emërua më datë 24.07.2023 u prezantua nga ministri i brendshëm z.Taulant Balla,dhe Pandeli Majko ,ish Prefekti z.Ali Hallaçi, nënkryetari i Bashkisë Kukës z.Granit Gjana dhe zyrtarë të këtij institucioni, drejtues të zgjedhur të pushtetit vendor, si dhe përfaqesues të agjencive ligjzbatuese në qark.

Prefekti i ri z. Albert Halilaj po promovohet për të garuar në zgjedhjet për kryetar bashkie në qytetin verior të Kukësit.

Show More

Related Articles

Back to top button