LajmeMaqedoni

Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës

Në Berovë në orën 7 të mëngjesit janë matur -5 gradë, -3 në Manastir dhe Shkup-Petrovec, -2 në Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Tetovë, -1 në Veles, Kavadar, Kodra e Diellit dhe Vinicë, 0 në Shkup-Zajçev Rid, Hanet e Mavrovës, Pretor, Krushevë, Kumanovë, Gjevgjeli, 1 në Ohër, 2 në Dojran.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se në Hanet e Mavrovës ka 35 centimetra borë, Krushevë 20, Kodrën e Diellit 14 centimetra.

Gjatë natës, informon DPHM, nga perëndimi filluan reshjet e shiut, në pjesët malore të borës. Këto reshje deri në mëngjes u zgjeruan drejt lindjes veçanërisht përmes anës veriore ku kishte kushte për paraqitje të ngricave, por edhe paraqitje të borës në vendet më të larta. Në mëngjes në disa vende fryn erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Show More

Related Articles

Back to top button