LajmeRajon

Me këtë dinamikë, procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së do të zgjasë 9 vjet

Dhomat e Specializuara për rishkrimin e historisë së Kosovës po vazhdojnë të krijojnë vonesa artificiale në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së.

Në muajin prill janë intervistuar vetëm 3 dëshmitarë nga mbi 300 sa janë paralajmërur nga Prokuroria.

Me këtë dinamikë, procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së do të zgjasë 9 vjet!

Ata kanë thirrë ‘dëshmitarë’ pa emra dhe pa zë, larg syve të qytetarëve, duke ua ushqyer thashethemen, dezinformatat, mbi të cilat kjo gjykatë është krijuar!

Ata janë të vetëdijshëm që transparenca është armiku më i madh i gënjeshtrave, rrjedhimisht armiku më i madh i kësaj gjykate!

Në mungesë të fakteve, dëshmive ata po investojnë në një proces të pafund dhe jo transparent.

Show More

Related Articles

Back to top button