LajmeSport

Më në fund vijnë lajme të mira për Juventusin

Pas një nisme jo të mirë të sezonit, drejtuesit e skuadrës së Juventusit dhe stafi teknik në krye me Masimiliano Alegrin, marrin një lajm të mirë. Poll Pogba është afër rikthimit nga lëndimi.

Mesfushori francez ka pësuar një lëndim serioz dhe kjo bëri që ai t`i nënshtrohej një operacioni në meniskus. Ai është jashtë fushave të blerta më shumë se një muaj, por është afër rikthimit në aksion. Kështu së paku ka njoftuar agjentja e lojtarit, Rafaela Pimenta për ‘Tuttosport’.

“Më në fund makthi ka përfunduar. Pogba do të jetë lideri i ri i Juventusit shumë shpejt”, tha ajo.

Pogba nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Juventusin në korrik, pasi ai u bashkua si një transferim i lirë nga Man. Junajtedi.

Show More

Related Articles

Back to top button