LajmeMaqedoni

Më shumë punë ndërtimore të kontraktuara dhe të kryera jashtë vendit

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në periudhën janar – mars të vitit 2023, vlera e përgjithshme e punëve të kontraktuara ndërtimore jashtë vendit arrin në 147.965 mijë denarë, që është për 12.5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në periudhën e caktuar, operativa ndërtimore nga Republika e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit ka kryer punë në vlerë të përgjithshme prej 44.338 mijë denarë, që është për 39.5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button