LajmeRajon

Më shumë se katër orë, takimi trepalësh në Bruksel po vazhdon ende

Takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, po vazhdon ende në Bruksel.

Që nga ora 10:00 mëngjesit ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel dhe akoma nuk ka përfunduar.

Me ftesë të shefit Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrel është duke u mbajtur takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku në këtë takim i pranishëm është edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ende nuk dihet nëse palët janë dakorduar për gjetjen e një zgjidhjeje apo arritjen e një marrëveshejeje për targat ilegale të cilat i përdorin serbët në veri të Kosovës.

Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale./arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button