LajmeSport

Medalje e artë në Rio 2016, ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare atletja amerikane

Një ngjarje e rëndë dhe e papritur vjen nga Amerika teksa atletja Tori Bowie është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare. Lajmin rreth ndarjes së parakohshme nga jeta të Boëie e dha agjencia e cila ishte në menaxhimin e atletes. “Jemi të shkatërruar në këtë moment, por duhet të njftojmë lajmin e trishtë se Tori Bowie është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare.

Kemi humbur një kliente, një mike, vajzë dhe motër. Bowie ishte një kampione, një copëz drite që shkëlqente shumë. Jemi zemërthyer në këtë moment dhe të gjitha mendimet shkojnë për familjen dhe miqtë e saj”, shkruhej në njoftimin e agjencisë, teksa ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes.

Në karrierën e saj, 32-vjeçarja kishte pasur disa suksese të rëndësishme si medalja e artë në Rio 2016 në garën e 4×100 metra stafetë ndërsa po në Rio kishte fituar edhe medaljen e argjendtë në 100 metra dhe bronz në 200 metra. Po ashtu gjatë karrierës së saj, Bowie fitoi medalje të artë në 100 metra në kampionatin Botëror të Atletikës në Londër.

Show More

Related Articles

Back to top button