LajmeSport

Merkato, Arabia Saudite nuk i bën ballë Premier Ligës

Premier Liga është sërish liga me më shumë para të investuara në sesion merkatoje, me një total prej 2.78 miliardë eurosh. Në këtë merkato verore, 20 klubet angleze shpenzuan thuajse sa pjesa tjetër e kampionateve kryesore evropiane të marra së bashku (Bundesliga, Ligue 1, La Liga dhe Serie A).

Në këto katër liga ndërhyri Arabia Saudite, e cila me ndihmën e Fondit të Investimeve Publike (PIF), u rrit 19 herë krahasuar me 2022/2023. Tashmë sauditët kanë katërfishuar shpenzimet në dritaren aktuale, e cila ende nuk është mbyllur në vend, në krahasim me rekord i vendosur në 2018/2019.

Kujtojmë që transferimi i Kristiano Ronaldos tek Al Nassr ishte pikënisja për transformimin e futbollit saudit. Që atëherë, emra të tillë si: Nejmar, Mane, Malkom, Ruben Neves, Otavio dhe Milinkoviç-Saviç janë transferuar në ligën arabe. Ndryshime pati edhe në tregun e trajnerëve: Luis Kastro dhe Horhe Zhesus morën respektivisht drejtimin e Al Nassr dhe Al Hilal.

Show More

Related Articles

Back to top button