LajmeMaqedoni

Merr flakë autobusi në Strazhë, MPB: Nuk ka të lënduar

Nuk ka të lënduar në zjarrin që përfshiu autobusin me udhëtarë i cili ka qarkulluar në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, para kalimit Strazhë. 

Nga SPB Tetovë informojnë se paradite rreth orës 11.20 është raportuar një rast i përfshirjes në flakë të një automjeti.

 “Sipas raportimit, në SPB Tetovë, në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, ndërsa rreth tre kilometra para vendit “Strazhë”,  është përfshirë në flakë një autobus i cili ka qarkulluar në drejtim të Kërçovës. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar nëpunës policorë nga DPB Gostivar dhe një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit”, thekson Marjan Josifoski nga SPB Tetovë.  

Sipas informacioneve fillestare nuk ka persona të lënduar dhe sa dëm është shkaktuar. 

Show More

Related Articles

Back to top button