LajmeSport

Messi regjistron fitoren e 100-të më fanellën e Argjentinës

Lionel Messi nuk ka të ndaluri se shkruari histori.

Argjentinasit kanë arritur të shënojnë fitore ndaj Xhamajkës me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Lionel Messi ka arritur të shënojë fitoren e tij të 100-tëm e fanellën e Argjentinës, shkruan arbresh.info

35-vjeçari, gjatë kësaj ndeshje është inkuadruar në pjesën e dytë, ku edhe ka arritur t’i shënojë dy gola.

Lojtari i Paris Saint-Germain, deri më tani ka arritur 90 gola në 164 paraqitje.

Deri më tani, skuadra e Kombëtares së Argjentinës është duke treguar një formë tejet të mirë, ku  kanë arritur që në 25 ndeshjet e fundit të mos pësojnë humbje, ndërsa synimi i tyre është ta mposhtin Italinë e cila nuk ka pësuar humbje që 37 ndeshje.

Argjentina do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe para se të  fillojë kompeticioni botëror, “Qatar 2022”.

Synimi kryesor i kombëtares jug-amerikane, është që këtë vit të arrijnë ta fitojnë trofeun e tretë botëror, mirëpo kjo do të jetë një rrugëtim shumë i gjatë dhe më shumë angazhim. /arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button