Lajme

Meta do të lansojë në aplikacionin e saj Messenger veçorinë ‘end-to-end encryption’ për biseda dhe telefonata

Meta do të lansojë në aplikacionin e saj Messenger veçorinë ‘end-to-end encryption’ për biseda dhe telefonata

Duke përmbushur një premtim që ka qenë në punë për një kohë të gjatë.

Kur të implementohet kjo teknologji në Messenger vetëm ju dhe personi të cilit i dërgoni mesazhe në aplikacion do të keni qasje në përmbajtje, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të teknologjisë së enkriptimit ‘askush, përfshirë Metën, nuk mund të shohë se çfarë është dërguar ose thënë, përveç nëse vendosni të raportoni një mesazh tek ne”, tha Loredana Crisan, drejtuesja e Messenger.

Crisan tha se do të duhet një kohë derisa Meta të lansojë veçorinë në të gjitha bisedat në Messenger.

Show More

Related Articles

Back to top button