LajmeMaqedoni

Mexhiti: Nga sot është duke u instaluar akceleratori i ri në Onkologji

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot fillon instalimi i akceleratorit të ri në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Ministri Mexhiti bën me dije se kanë përfunduar dy fazat e para të demontimit të akceleratori njëzet vjeçar dhe është bërë përshtatja dhe rinovimi i hapësirës për akseleratorin e ri.

“Me kënaqësi ju njoftoj se nga sot fillojmë me instalimin e akceleratorit të ri Varian 6116 në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Ka përfunduar deinstalimi i akceleratorit linear 20 vjeçar, i cili ka filluar në muajin gusht dhe është bërë përshtatja dhe renovimi i bunkerit”, ka thënë ministri Mexhiti.

Faza e parë parashikon instalimin fizik të sistemit, pasuar me matje, kalibrime, modelim të sistemit deri në vënien në punë përfundimtare. Gjithashtu parashikohet trajnimi për përdorimin e aparatit.

Sipas dinamikës së pritshme, instalimi dhe aktivitetet e tjera pritet të përfundojnë për rreth 3-4 muaj, pas së cilës do të vihet në përdorim.

Show More

Related Articles

Back to top button