LajmeMaqedoni

Mexhiti: Për 50% kanë rënë pritjet për termine për çështje shëndetësore! Nga mesi i gushtit ilaçet për sëmundje kronike do t’i shkruajnë mjekët amë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se pas kontrolleve, diku për 50 për qind është ulur numri i pritjeve për termine shëndetësore, përcjell TV21.

“Kjo lista e pritjeve ka ra numri, nuk pritet si më parë, diku 50 për qind e kemi lehtësuar këtë pritje. Kohë pas kohe e dini si është mentaliteti këtu, pak po mos të ketë kontrolle prap ngritet numri, por ne jemi syçelur”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se prej 15 gushtit për sëmundje kronike do të shkruhen ilaçe nga mjekët amë, në mënyrë që pacirntë mos të vijnë deri në Qendrën Klinike të Shkupit, vetëm për të shkruar ilaçet nga mjekët specialistë.

“Prej tash në gusht, diku 15 gusht, mos më mbani saktë për fjale, do të fillojmë të disperzojmë atë që kemi thënë. Terapitë kronike, që mos të vijnë në Shkup nga Koçani ose Kriva Pallanke, Struge, Ohri, që ta shkruajnë një bar që kushton diku 2.000 denarë, të vijnë të humbin ditë pune”, tha Mexhiti.

Show More

Related Articles

Back to top button