LajmeRajon

Michel: BE duhet të caktojë datë për zgjerim të ri

BE-ja duhet të caktojë një datë për zgjerimin e ri, sepse pa të nuk do të jetë kurrë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj.

Ai vlerësoi se përcaktimi i datës do të inkurajojë BE-në të përgatitet dhe t’u japë vendeve të Ballkanit Perëndimor një afat specifik për përmbushjen e detyrimeve të tyre, raporton RTS.

“Në atë mënyrë, justifikimet nuk do të jenë më të mundshme nga asnjëra anë. Një gjë është e qartë, nëse nuk vendosim një objektiv, nuk do të jemi kurrë gati”, tha Michel.

Ai tha në Bled të Sllovenisë pak ditë më parë se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë gati për të pranuar anëtarë të rinj deri në vitin 2030. FLAKA

Show More

Related Articles

Back to top button