LajmeMaqedoni

Mickoski: Besojë në fjalën e dhënë, 44 deputetët e VMRO-së nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese

Lideri VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se ai nuk ju beson deputetëve të cilët e përkrahin këtë qeveri. Kjo vjen pas pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklarata e deputetit Enez Ibrahim i cili ditë më parë tha se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese.
“Besoj dhe për mua është më rëndësi ata 44 deputetët të cilët vijnë nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe e di se ata sigurt nuk do të votojnë në këto rrethana dhe nuk do të pranojnë diktat bullgar. Ndërsa ne si qeveri e ardhshme jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë të shohim si mundet së bashku të ndryshojmë ato rrethana të cilat sot janë në tryezë”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski ka shtuar se beson fuqishëm në fjalën e 44 deputetëve të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ato janë garantues se këto ndryshime nuk do të ndodhin.

Show More

Related Articles

Back to top button