LajmeMaqedoni

Mickoski: Është jokushtetuese pjesa për rritjen e javës së punës, do të kërkojmë përgjegjësi pasi të ndryshohet pushteti

Gjykata Kushtetuese për këtë çështje tashmë është deklaruar shumë herë në të kaluarën. Dikush ka qenë i vetëdijshëm se këtë që e kërkojnë është e pamundur, ndërsa megjithatë ka vendosur që ta bëjë, gjegjësisht të nënshkruajë marrëveshje me të cilën me vetëdije merr obligim nga buxheti i shtetit që të paguajë qindra milionë euro në formë të gjobave, për kompaninë e cila është realizuese e këtij projekti, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me marrëveshjen me kompaninë “Bektel dhe Enka”. 

Mickovski theksoi se është jokushtetuese pjesa ku kërkohet rritje e javës së punës. 

“Ndoshta kanë menduar, duke pasur parasysh Prokurorinë e partizuar, ku një nga partnerët e koalicionit emëron prokuror në pjesën për krim të organizuar dhe korrupsion, se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Kacarska, do të ndryshojë vendimin e kaluar dhe në këtë mënyrë,  nën presionin e këtyre politikanëve do të marrin vendim në kundërshtim me vendimet që kanë marrë në të kaluarën, që është se pjesa ku kërkohet rritja e javës së punës është jokushtetuese”, deklaroi Mickoski sot në përgjigje të pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në Zërnovc.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se përgjegjësi do të kërkojnë pasi të ndryshohet pushteti. 

Përndryshe, dje nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në një emision në televizionin Sitel duke folur për marrëveshjen të cilën Dimitar Kovaçevski dhe Artan Grubi e nënshkruan me “Bektel dhe Enka” tha se nëse ligjërisht nuk ndryshohet orari i punës prej 40 orëve në javë nuk rritet në 60 orë, atëherë shteti do të paguajë gjoba prej tre llojeve, njëherë 53 milionë euro, çdo muaj 1 milion e 265 mijë euro për shpenzime tashmë ekzistuese, të cilat duhet të paguhen në marrëveshje edhe 900 mijë euro shtesë. 

Show More

Related Articles

Back to top button