LajmeMaqedoni

Mickoski: Mos u bëni njerëzve atë që nuk dëshironi që ata t’ju bëjnë juve

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në komunën Aerodrom sugjeroi se “OBRM si një organizatë historike që ka tejkaluar Osmanët, serbët dhe bullgarët edhe komunistët, do t’i kalojë edhe Aliun dhe Kovaçevskin dhe të gjithë tjerët”.

“Shumë e rëndësishme është se si ato do të largohen nga pensioni politik. Është në dorën e tyre dhe këshilla ime është mos u bëni njerëzve atë që nuk dëshironi që ata t’ju bëjnë juve”, tha Mickovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se koalicioni qeveritar nuk është dakord për një takim lidershipi për një datë të mundshme zgjedhjesh.

Rreth intervistës së Dimitar Kolaçevskit se LSDM-ja bindshëm do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme, Mickoski thotë se kryeministri ka një sens të çuditshëm humori.

“Lëreni të shkojë në zgjedhje dhe të shohim se kush do të fitojë. Ka personazhe të vegjël ku funksionon filozofia e zhgënjimit të tyre. Duhet të përballemi me qytetarët dhe të shohim rezultatin”, tha kryetari i opozitës./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button