LajmeMaqedoni

Mickoski në takim me Saracinin, problemet reale të qytetarëve janë ato që duhet të zgjidhen

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, bashkë me nënkryetarin Aleksandar Nikollovski dhe anëtarin e Këshillit Ekzekutiv, Antonio Milloshovski sot realizoi takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. 

Në takim, siç bëri të ditur VMRO-DPMNE-ja, u fol për situatën aktuale ekonomike politike në shtet dhe sfidat reale me të cilat përballen qytetarët. 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal të cilat i bëri pushteti me flamur evropian në fak përgatitet për opozitë dhe drejtpërdrejtë i amniston kuadrot e tij të cilët këtë e shohin si mënyrë që ta shmangin drejtësinë. 

“Një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë së ardhshme do të jetë lufta kundër korrupsionit”, ka theksuar Mickoski në takim. 

Njëherësh kryetari i VMRO-DPMNE-së i ka theksuar problemet reale të qytetarëve, siç janë mangësitë në arsim, mospasjen e librave, problemet në ekonomi, inflacionin e lartë dhe një varg dështimesh të tjera të cilat konfirmojnë se pushteti është larg zbatimit të vlerave dhe qëllimeve evropiane. 

Në takim, siç është bërë e ditur në kumtesë, ishte biseduar edhe për ndryshimet kushtetuese, me çka Mickoski e ka riafirmuar qëndrimin se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një hap të tillë dhe se pranimi i diktatit bullgar nuk do të ndodhë.

Show More

Related Articles

Back to top button