LajmeMaqedoni

Mickoski: Nuk pranojmë asnjë marrëveshje nën diktat bullgar, duhen zgjedhje

Mesazhi ynë është i qartë, VMRO-DPMNE nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të jetë nën diktat bullgar. Ky është mesazhi themelor dhe thelbësor që kemi përcjellë këtu në Bruksel dhe do të vazhdojmë ta përcjellim, ndërsa i cili bazohet në faktet dhe argumentet tona, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Bruksel.

Delegacioni i VMRO-DPMNE-së, në përbërjen e të cilit janë nënkryetarët Timço Mucunski dhe Aleksndar Nikolloski, siç informojnë nga partia, është në Bruksel për të realizuar disa takime me përfaqësues të lartë të BE-së.

“Sot patëm një takim edhe me z. Manfred Veber i cili është edhe kryetar i Partisë Popullore Evropiane, familje në të cilën bën pjesë edhe VMRO-DPMNE. Qëllimi kryesor këtu në Bruksel i delegacionit që unë drejtoj të VMRO-DPMNE-së është të paraqesë pozicionet, argumentet dhe qëndrimet e veta lidhur me problemin e krijuar nga qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja”, tha Mickoski.

Anëtarët tanë të qeverisë së RMV-së kur vijnë në Bruksel, ne, siç tha, mendojmë se punojnë për shtetin, dhe ata, përveçse gëzojnë komoditetin e pozitave të tyre, puna dhe qëllimi i vetëm i tyre është të përgjojnë opozitën këtu në Bruksel dhe kërkojnë që nga Brukseli të ushtrojë presion mbi VMRO-DPMNE-në për të pranuar një marrëveshje të cilën ajo as nuk e ka negociuar e as nuk ka marrë pjesë, ndërsa ka paralajmëruar se nuk ka ndërmend ta pranojë.

Gjëja e dytë që e përcjellim në takime, siç theksoi, janë zgjedhjet në Maqedoni sa më shpejt që të lirohet presioni që ndihet në shoqëri nga kjo qeveri e paaftë, e mbushur me krim dhe korrupsion.

“Çdo ditë jemi dëshmitarë të skandaleve korruptive që disa familje që menaxhojnë këto dy parti po i rradhitin së bashku në Maqedoni dhe po i zhgënjejnë edhe më shumë njerëzit. Prandaj duhen zgjedhje për të sjellë një qeveri legjitime që është zgjedhur nga populli, e jo e instaluar si kjo qeveri e Kovaçevskit. Qeveri që do të luftojë për më shumë suksese për qytetarët e Maqedonisë, për më shumë para për qytetarët e Maqedonisë, për standard më të mirë, për më shumë investime dhe reforma, për shëndetësi më të mirë dhe ajo që është më e rëndësishmja, lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mickoski. 

Show More

Related Articles

Back to top button