LajmeMaqedoni

Mickoski pranon takim të liderëve, por ka një kusht

Është i mundur takimi i liderëve, por ku do të bisedohet vetëm për datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe dinamikën e ndryshimeve ligjore në pjesën e qeverisë teknike. Jemi të gatshëm për zgjedhje të shpejta parlamentare pa qeveri teknike. Tani vetëm kjo është në tryezë, deklaroi sot lideri i VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai potencoi se secili që dëshiron të bisedojë për këtë çështje është i mirëseardhur. Shtoi se gjithçka tjetër që po ndodh në këtë moment e vlerëson si torturë dhe presion, që po ndodh edhe në opinion dhe VMRO-DPMNE do t’i kundërshtohet kësaj.

“Në të kaluarën shumë punë kemi vendosur në tryezë. Para më shumë se një viti, gjithçka ishte në tryezë. Por ata asgjë nuk arritën të bëjnë. Po ashtu, këtë vit në mënyrë të vazhdueshme, edhe krahas asaj se askush nuk na pyeste kur bëhej kjo marrëveshje, ne ofruam zgjidhje potenciale, siç janë modeli kroat, veprimi i anuluar…Por, tani nuk ka më asgjë në tryezë, vetëm një punë – takimi i liderëve rreth datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.

I pyetur si e komenton fushatën qeveritare “Ne jemi Evropë”, Mickoski u përgjigj se bëhet fjalë për plagjiaturë, për diçka që tanimë është parë në Evropë dhe porositi që diplomatët evropianë të intervenojnë tek Qeveria që të mos e keqpërdorin Evropën.

“Kjo është plagjiaturë. Nuk ka asgjë origjinale në Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së. Bëhet fjalë për diçka që tanimë është parë në Evropë. Më së paku që kanë të drejtë këta mashtrues politikë është t’i referohen Evropës. Derisa paraqiten si promotorë të vlerave evropiane, kredibiliteti i Evropës në sytë e qytetarëve do të bie. Këtu edhe diplomatët evropianë kanë mundësi të intervenojnë tek Qeveria që të mos e keqpërdor Evropën. Qeveria bën gjithçka që është në kundërshtim me vlerat evropiane”, tha Mickoski.

Show More

Related Articles

Back to top button