LajmeMaqedoni

Mickoski sot do ta marrë mandatin nga presidentja e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski pritet që sot në ora 12 ta marrë mandatin nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska në vilën presidenciale ‘Vodno’ në Shkup. Mickoski dje tha se do të marrin parasysh faktin se ka disa festa, megjithatë do ta votojnë para përfundimit të afatit kohor, shkruan  Portalb.mk.

“Pres që sa më parë ta paraqes përbërjen e anëtarëve të Qeverisë së re, po mendohemi pak për shkak të festave fetare, do të duhet të mendohet edhe për këtë, kështu që duhet të nivelizojmë disa gjëra. Pres që Qeveria e re të votohet para afatit përfundimtar, të definuar me Ligj dhe Kushtetutë”.

Bisedimet për Qeverinë e re tha Mickoski, janë nga fundi, po përfunojnë pjesën e formimit të resorëve qeveritar dhe pjesën e eshalonit të tretë. Për emrat e bartësve të funksioneve në pozitat kyçe ai tha se janë të njohura por nuk dëshiroi t‘i bëjë publik, duke shtuar se do të dihen së shpejti.

Mickoski, në afat prej 20 ditëve nga marrja e mandatit duhet t’i paraqesë Kuvendit programin për përbërjen e Qeverisë, të cilën e zgjedh Kuvendi.

Show More

Related Articles

Back to top button