LajmeRajon

Mijëra protestues pro Gjukanoviç, kërkojnë kthimin e ligjit që i kufizon kompetencat Presidentit

Opozita ka mbajtur tubimin e dytë masiv brenda këtij muaji. Mbështetës të presidentit Gjukanoviç ka në protestuar në Podgoricë ku kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me të cilën nuk janë dakord partitë pro-ruse dhe Abazoviç.

Mijëra qytetarë protestuan para Kuvendit malazez në Podgoricë të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe tërheqjen e Ligjit për Presidentin i cili synon t’ia kufizojë kompetencat kreut të shtetit Millo Gjukanoviç.

Edhe pse masiv, tubimi kaloi pa incidente.

Në tubim dominuan flamujt kombëtarë malazezë, si dhe flamujt e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe ndonjëherë edhe ai i Ukrainës.

Shumica dërmuese e protestuesve janë mbështetës së partisë së Gjukanoviç, Partia Demokratike e Socialistëve.

Folësit në protestë bënë një sërë akuzash kundër shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare e URA e Dritan Abazoviç, të cilët kanë refuzuar të shpallin zgjedhje të parakohshme në dy muajt e fundit dhe po përpiqen të formojnë një qeveri të re.

Me ndryshimin e ligjit për presidentin, shumica e tanishme parlamentare po tenton që një pjesë të kompetencave të presidentit Gjukanoviç në sferën e emërimit të kandidatëve t’ia kalojë Kuvendit.

Opozita e sheh kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare si një rrugëdalje nga kriza politike në Mal të Zi, në të cilën dy qeveri kanë rënë që nga fillimi i vitit dhe e treta nuk u zgjodh.

Për mbajtjen e zgjedhjeve nevojitet një Gjykatë Kushtetuese funksionale e cila aktualisht nuk ka kuorum.

Show More

Related Articles

Back to top button