LajmeSport

Milani kërkon mesfushorin Ryan Gravenberch

AC Milan është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Bayern Munich, Ryan Gravenberch.

Rossonerët do të tentojnë nënshkrimin me të në këtë verë, sipas gazetarit Alfredo Pedulla, transmeton GazetaBlic Sport.

Skuadra e Serisë A thuhet se ka pyetur për disponueshmërinë e 21-vjeçarit, por Bayern po i reziston përpjekjes së tyre.

Futbollisti ishte i pakënaqur me minutat që kishte tek skuadra gjermane në edicionin që shkoi dhe kjo mund të jetë një arsye që ai të largohet.

Show More

Related Articles

Back to top button