LajmeMaqedoni

Milloshoski: Nuk ka nevojë për kombinime jofunksionale, duhet Qeveri e re

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, konsideron se për vendin opsioni më i mirë do të ishte Qeveri e re se sa kombinime të ndryshme jofunksionale, informon Zhurnal.

“Sipas meje, qeveria ishte deligjitimuar që në zgjedhjet lokale. Kjo ishte shprehur qartë. Shohim se si tani Qeveria është deligjitumar nga aspekti afarist, mendoj dhomat afariste dhe të punësuarit në ndërmarjet private, çdokush do t’u tregojë se menaxhimi me krizën, nëse shohim në mënyrë rajonale, në Maqedoni bëhet në mënyrë më jo adekuate dhe për këtë mendoj se më së miri do të ishte Qeveri e re se sa çfarë do kombinimi tjetër”, deklaroi Milloshoski.

Sa i përket koalicionit të gjerë, mendimi i tij personal është se shumë pak subjekte politike apo deputetë kanë dëshirë apo qëllim të hyjnë në anijen që po fundoset dhe po menaxhohet nga Dimitar Kovaçevski, i cili sipas tij, nuk ka plan serioz për krizën energjetike dhe ekonomike.

Sa i përket shumicës parlamentare, Milloshoski thotë se shembulli me Kastriot Rexhepin është treguesi më i mirë se në shumicën parlamentare nuk ka luftë për vlera evropiane dhe reforma por ka luftë për ndikim më i madh në pushtet apo për pozita./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button