LajmeMaqedoni

Ministri Azir Aliu u takua me ambasadorin shqiptar Fatos Reka

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot e priti në një takim pune, ambasadorin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatos Reka.

Në fokusin e bisedimeve ishin raportet e mira miqësore, si në korniza të raporteve bilaterale, ashtu edhe në lidhje me procesin e përbashkët euro-integrues.

Ministri Aliu e informoi ambasadorin Reka se digjitalizimi i shërbimeve publike është prioritet i jonë si ministri dhe në bashkëpunim me projektet e këtilla të përbashkëta do të jetë në dobi të qytetarëve të dy vendeve. Njëherit iu falënderua për vizitën në MSHIA.

“E vlerësojmë bashkëpunimin tonë dhe ngelemi të përkushtuar në punën në drejtimin e funksionimit të institucioneve në shërbimin e qytetarëve. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e ndjekin rrugën e njëjtë drejt BE-së”, theksoi ministri Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button