LajmeMaqedoni

Ministri gjerman i Bujqësisë, Xhem Ozdemir në Shkup

Ministri federal gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit, Xhem Ozdemir, i cili gjendet për vizitë në Maqedoninë e Veriut, sot do të ketë takim dypalësh me nikoqirin e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. 

Pas takimit i cili, siç është paralajmëruar, do të mbahet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), Ozdemir dhe Nikollovski do të shkojnë në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit (FSHBU) ku do të flasin në orën e parë akademike. 

Nikollovski dhe Ozdemir do të marrin pjesë edhe në takimin me dekanët dhe prodekanët nga Asociacioni i Fakulteteve të Shkencave Bujqësore nga Evropa Juglindore, me të cilën kryeson FSHBU. 

Show More

Related Articles

Back to top button