LajmeMaqedoni

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri në takime bilaterale në kuadër të procesit të skriningut në Bruksel

Në kuadër të negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit
Evropian, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, prej sot ndodhet në vizitë pune
treditore në Bruksel, ku do të mbahet skriningu bilateral për kapitullin 26-të Arsim, Kulturë,
Rini dhe Sport dhe për Kapitullin 20 – Pronësia industriale.
Në takimet bilaterale, ministri Shaqiri do të japë pasqyrë të plotë të reformave në kuadër të
proceseve integruese evropiane, si dhe gatishmërinë e vendit për të qenë faktor aktiv në
rrjetet evropiane kërkimore.
Modernizimi dhe avancimi i arsimit dhe shkencës janë bazë për ndërtimin e kapitalit njerëzor
krijues dhe cilësor si kusht për zhvillimin dhe prosperitetin e shoqërisë demokratike.

Show More

Related Articles

Back to top button