LajmeMaqedoni

Ministri Lloga hapi forumin ministror për drejtësi dhe punë të brendëshme

Miistri i drejtësisë Krenar Lloga në cilësinë e nikoqirit ka hapur sot Forumin Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme që mbahet në Shkup, nën patronazhin e Presidencës Spanjolle me Bashkimit Evropian.

Sesionin e parë të sotëm e hapi ministri Lloga së bashku me Ministren e Drejtësisë së Spanjës, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Komisioneri i BE-së, Didier Rejnders, ku do të diskutohet për sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin e gjyqësorit. Në kuadër të sesionit të parë, theksi do të vihet në forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe në rëndësinë dhe kontributin e projekteve rajonale në zbatimin e reformave kyçe në gjyqësor.

Fokusi i sesionit të dytë do të jetë në veprimin e përbashkët për agresionin ushtarak kundër Ukrainës dhe aktivitetet e përbashkëta koordinuese që i kryen EUROJUST.

Uroj punë të suksesshme dhe të frytshme në forumin e sotëm. Me organizimin e këtij forumi konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për integrimin e përshpejtuar të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Show More

Related Articles

Back to top button