LajmeMaqedoni

Ministria e Kulturës lë të kuptohet që e përdorë “Google Translate” në përdorimin e gjuhës shqipe

MINISTRIA E KULTURËS: KEMI TË ANGAZHUAR DY PËRKTHYES TË GJUHËS SHQIPE

Jo më larg se dje nëpër rrjetet sociale u shfaqën gabime drejtshkrimore të gjuhës shqipe nëpër konkurset e shpallura nga Ministria e Kulturës. Përve♪5 se mungojnë ‘Ë’ në këtë konkurs të shpallur, gabime ka edhe në drejtshkrim, fjali të cilat janë edhe të pa kuptimta.

Lidhur me këto lëshime TV Klan Maqedoni kërkoi përgjigje nga Ministria e Kulturës së a ka persona adekuat për përkthime në gjuhë shqipe apo konkurset e shpallur në këtë ministri përkthehen me google translate.

“Ju njoftojmë se Ministria e Kulturës ka angazhuar 2 përkthyes të gjuhës shqipe si bashkëpunëtorë të jashtëm. Sa i përket shpalljes së një prej konkurseve të fundit, theksojmë se bëhet fjalë për gabim teknik nga ana e tyre, i cili është korrigjuar pasi është vërejtur” – thonë nga Ministria e Kulturës.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar Ministria e Kulturës ishte temë diskutimi për lëshimet në gjuhën shqipe e kjo gjendje vazhdon të mbetet aktuale edhe këtë vit. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button