LajmeMaqedoni

Ministria e Punëve të Mbrendshme, sektori i Shkupit dhe Tetovës ndalojnë prezencën e Ballistëve në Çair!

Edhe pse K.F. Shkëndija dërgoi kërkesë deri tek f.k. slloga jugomagnat, për prezencën e Ballistëve, përgjigja ishte vetëm një “ok le të vijnë”!

Mirpo nga ana e tyre paraprakisht ndeshja në federatë dhe polici ishte e paraqitur pa prezencën e tifozëve mysafirë, ku në këtë rast jemi ne!

Shoqata e tifozëve “Ballistët Tetovë 1992”, kërkoi shkas edhe nga MPB-ja, pse na ndalohet udhëtimi si dhe kërkuam dokumentacionin për arsyen e ndalesës, mirpo të njejtit na refuzuan dhe na paralajmëruan se në rast se niseni drejt Shkupit, automatikisht do të ndaloheni në pikëpagesën e parë dhe do të ktheheni mbrapsht!

Me këtë arsye, nuk ja vlen të bëjmë skenare filmash dhe malltretim të anëtarëve tonë (në ditë pune) duke i nisur drejt Shkupit dhe ti demotivojmë duke e ditur se transferta është e pa realizueshme!

I drejtohemi “atyre në tezga” që e dijnë më mirë këtë situatë…

Si mund të jeni kaq burreca nuk e kuptojmë, ju na ftoni në Çair, kurse nga ana tjetër MPB-së i kërkoni me çdo kusht të na ndalojnë?!

Çfarë logjike dhe mentaliteti keni, pse të keni kaq frikë dhe kompleks?!

Kaluan shumë vite nga Tirana (2011) dhe Çairi (2016), mirpo paranoja është ende në mesin tuaj!!!

Mos harroni, një ditë patjetër do të takohemi!

SHKËNDIJË … FITO PËR NE !!!

TETOVA KËRKON ANGAZHIM 101% !!!

Show More

Related Articles

Back to top button