LajmeRajon

Miratohet “amnistia” falen gjobat e bizneseve 5 muaj para zgjedhjeve

5 muaj para zgjedhjeve qeveria vendos të falë të gjitha gjobat e pa paguara nga subjektet që nuk kanë përmbushur detyrimet për regjistrimin e pronarëve përfitues. Nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion rreth 46 milionë lekë fond ky që do të përdoret për rimbursimin e bizneseve. Ndërkaq të gjithë subjektet që e kanë bërë pagugesën e regjistrimit, duhet të aplikojnë deri në 15 dhjetor pranë QKB-së për të përfituar kompensimin.

Qeveria duket se po shfrytëzon çdo hapësirë të mundshme për të përfituar sadopak mbështetje elektorale.

Kjo pasi kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet vendore, qeveria miraton një fond disi të cuditshëm në këtë kohë krize, kur 46 milion lekë janë shtuar nga Buxheti i Shtetit për vitin 2022 për të rimbursuar gjobat për subjektet të cilëve u është miratuar falja e pagesave të bëra për mospërmbushjen e detyrimeve përkatëse për regjistrimin si pronarë përfitues.

Subjektet që përfitojnë sipas vendimit të 23 nëntorit të Këshillit të Ministrave që është botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare kanë afat 15 dhjetorin e këtij vitit, që të paraqesin kërkesën pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për rimbursim.

Ndërsa duhet të jetë e plotësuar me kriteret duke filluar nga emri dhe mbiemri i individitit si dhe emërtimin e subjektit, kartën e identifikimit, niptin e biznesit, IBAN të llogarisë bankare si dhe emrin e bankës ku kanë llogarinë personale apo të subjektit.

Gjithashtu në kërkesë duhet një vërtetim bankar nëse llogaria ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktiv si dhe duhet ekstrakti i regjistrit dhe të dhënave të pronarëve përfitues.

Qëndra Kombëtare e Biznesit pas kqyrjes së dokumentacionit brenda 60 ditëve kalendarike do të nis rimbursimin e gjobës.

Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Kjo shtesë është parashkuar nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit./OraNews/

Show More

Related Articles

Back to top button