LajmeRajon

Mitsotakis: Jemi gati për Turqinë, nuk mund të injorojmë qasjen agresive të Turqisë

Çdo kërcënim kundër sovranitetit territorial të një vendi duhet të merret seriozisht, sidomos në rrethanat aktuale ndërkombëtare, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për medin franceze.

Ai pohoi gjithashtu se kërcënimet nga Turqia nuk duhet të injorohen pavarësisht se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTR I GREQISË

Nuk mund të injorojmë qasjen agresive dhe ekspansive ndaj Greqisë. Sfidat turke duhen analizuar në dritën e ngjarjeve aktuale. Evropa po përballet me një luftë në kontinentin e saj. Edhe pse një konflikt i armatosur mes dy anëtarëve të NATO-s në parim është i paimagjinueshëm. Megjithatë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë rreziqet e qenësishme të situatës aktuale.

Kreu i qeverisë greke pohoi se dera e Athinws për dialog është gjithmonë e hapur por pa prekur kufijtë dhe territorin, pasi ato do mbrohen me çdo mjet.

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTR I GREQISË

Për ne është e nevojshme të ruhet e drejta ndërkombëtare, paprekshmëria e kufijve dhe parimi i dialogut si mjeti i vetëm për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve. E përsëris, dera e dialogut mbetet gjithmonë e hapur nga ana ime, por nuk do të pranoj asnjë dyshim të sovranitetit, territorit apo të integritetit të Greqisë. Ne dëshirojmë të kemi bashkëpunimin më të mirë të mundshëm me Turqinë. Megjithatë, detyra ime e vetme është të mbroj sigurinë e vendit tim me çdo mjet.

Micotakis theksoi se Greqia ka shtuar buxhetin për mbrojtjen në mbi 2% të PBB-së edhe pse kjo nuk duhet të shihet si një garë armatimi me Ankaranë por vetëm si masë parandalimi për çdo situatë.

Show More

Related Articles

Back to top button