GostivarLajme

Mjaftime Imeri mbron me sukses titullin magjistër i shkencave pedagogjike

Të enjten në Universitetin e Tetovës, Mjaftime Imeri, ka mbrojtur me sukses titullin magjistër i shkencave pedagogjike “Zbatimi i standardeve për vlerësimin e nxënësve”.

Të pranishëm në këtë mbrojtje të titullit magjistër i shkencave pedagogjike të Mjaftime Imerit, ishin profesorë universitar, familjar e miq të saj.

Këtë titull magjistër i shkencave pedagogjike, Mjaftime Imeri, e mbrojti para Komisionit profesional në përbërje: prof. dr. Besa Dogani, (mentor), Gëzim Xhambazi (Kryetar komisioni) dhe Makfirete Ameti ( Anëtare komisioni).

Kandidateja Mjaftime Imeri për gati një orë prezantoi temën “Zbatimi i standardeve për vlerësimin e nxënësve”, duke e ilustruar edhe me fotografi dhe skica.

Imeri paraqiti edhe prova materiale nga shkencat pedagogjike , duke marrë shembuj edhe nga vendet e ndryshme të rajonit dhe më gjërë.

Në fund të mbrojtjes së kësaj teme, Imeri ka paraqitur edhe rekomandimet e saja që ka nxjerr gjatë këtij studimi për procedurën penale.

Anëtarët e Komisionit profesional e vlerësuan me sukses përgatitjen e kësaj teme nga Mjaftime Imeri për titullin magjistër i shkencave pedaogjike, duke theksuar se ky punim është i veçantë si në aspektin praktik dhe shkencor.

Show More

Related Articles

Back to top button