LajmeMaqedoni

Mjekët në RMV: Infeksionet nga pishinat janë serioze, të respektohen rregullat për higjienë

Uji i pishinave të kryeqytetit është i pastër dhe i sigurt. Kështu flasin të dhënat e fundit të Qendrës për Shëndet Publik nga mostrat e marra. Qendra për Shëndet Publik kontrollon çdo javë nivelin e klorit dhe aspekteve të tjera të sigurisë së pishinave publike dhe një pjesë të atyre private të Shkupit. Nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor thonë se nuk kanë konstatuar parregullsi gjatë inspektimeve të tyre në terren.

“ Sa i përket cilësisë së ujit, nga rezultatet e analizave mikrobiologjike të kryera nga Qendra për shëndet Publik, sistemi për pastrim dhe i klorimit të ujit, në mënyrë të rregullt kryhet mbikëqyrje edhe të kushteve sanitare dhe higjienike të objekteve përcjellëse të pishinave siç janë gardërobat, blloqet sanitare e të ngjashme. Për momentin mund të themi se në bazë të kontrolleve inspektuese të cilat Inspektorati Sanitar Shëndetësor i kryen, nuk kemi konstatuar në asnjë pishinë ujë të sigurta për zhytje të qytetarëve”, thonë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Show More

Related Articles

Back to top button