LajmeMaqedoni

“Momenti kritik është në fund të nëntorit”, Xhaferi thotë se deri atëherë ka gjasa të bëhen ndryshimet kushtetuese

Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi mbrëmë në Click Plus sqaroi procedurat për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë. Sipas tij procedura zgjatë rreth 4 muaj e gjysmë. E këtë përllogaritje e bazoi edhe nga përvoja e mëparshme e ndryshimeve kushtetuese për ndryshimit e emrit kushtetues të vendit.

 “Në aspekt kohor kemi kohë, brenda kësaj kohe a do të merremi vesh është temë që diskutohet dhe do të diskutohet të mërkurën mes liderëve dhe normal që në vazhdimësi do të vazhdojë të debatohet”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi u shpreh se është optimist se deri në afatin e paracaktuar mund të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

 “A keni sinjale që bëhet që mund t’i ndani me opinionin e që nuk i dimë?

Sinjalet… muhabetet janë që ka mundësi deri në momentin kritik të kryhet edhe ajo punë.

Moment kritik e quani fillimin e tetorit siç është me marrëveshje?

Momenti kritik është para mbylljes së procesit të skriningut që është fundi nëntorit”, pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Porositë nga ndërkombëtarët për ndryshimet kushtetuese janë të qarta, tha Xhaferi duke shtuar se ato nuk janë as kërcënime e as kushtëzime por pozicione të qarta të institucioneve europiane ku ne pretendojmë të bëhemi pjesë.

 “Sarazin edhe në situatë tjetër kur ne si delegacion parlamentar kemi qenë në Bundestag në takimin që kemi pasur në prani të deputetëve edhe të opozitës saktë dhe qartë e ka thënë mos të sheh dikush ëndërr dhe të ëndërron që gjithë kjo situatë mund të ri negociohet në një periudhë të ardhshme”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi tha sa është momenti për reflektim nga ana e kreut të opozitës VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski për ndryshimin e qëndrimeve mbi ndryshimet kushtetuese dhe se shumica parlamentare dhe qeveria e ka obligim të bëj të gjitha përpjekjet me të gjitha subjektet, me të gjithë faktorët që kanë mundësi të ndikojnë në ndërrim të qëndrimeve.

Show More

Related Articles

Back to top button