Ulësja në autobus është arsyeja e incidentit mbrëmë në autobusin me numër 51. Pas mosmarrëveshjes verbale, njëri i mitur nga fshati Moranë ka nxjerr mjet të prerë duke dashur ta sulmojë të miturin nga Studeniçani. Nuk ka pasur sukses në tentimin dhe e ka lënduar shokun e tij po ashtu të mitur nga fshati Studeniçan, ndërsa është lënduar edhe vet. MPB informon se pas masave të ndërmarra janë të siguruara të gjitha të dhënat për rastin. “Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të saj do të ngritet kallëzim penal adekuat”, thonë nga MPB. Që të dy me lëndime janë dërguar në Spitalin e Qytetit. Incidenti është denoncuar mbrëmë rreth orës 19:33 ndërsa rreth orës 20:00 të rinjtë janë pranuar në Spitalin e Qytetit. Njëri prej tyre është ridërguar në spital tjetër, ndërsa tjetri është lëshuar për kurim shtëpiak.
Read Next
20 mins ago
Qeveria e Mickoskit merr borxh tjetër, ja sa miliona
28 mins ago
Kurti sërish i përmend kërkesat ndaj Serbisë, kërkon dorëzimin e Milan Radoiçiqit
33 mins ago
Mickoski: Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane, presim mbështetje edhe nga BE-ja
2 hours ago
Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeera si militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik
3 hours ago
Liga Evropa dhe Liga e Konferencës, sjellin 34 përballje interesante
3 hours ago
Kallajxhiev: Kushtet në burgjet e Maqedonisë nuk janë të mira, duhet të ketë më shumë falje
3 hours ago
Jasir Asani në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve në Azi
3 hours ago
Pas ndeshjes, Zhegrova “e shkëmbeu” fanellën e tij me flamurin kombëtar dhe plisin
3 hours ago
Von der Leyen takohet me Begajn, presidenti: Shkëmbyem pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE
3 hours ago