LajmeMaqedoni

Mosshfrytëzimi “avullon” 140 denarët nga karta studentore

Kjo ka ngritur shqetësim tek studentët të cilët thonë se nga njëra anë ua japin këto 140 denarë ndërsa nga ana tjetër ua marrin në mesnatë nëse nuk arrijnë t’i shfrytëzojnë paratë.

“Ajo është shumë e kotë, ato duhet të grumbullohen ditë pas ditë dhe kur na duhen të mund të shfrytëzohen, që të tërhiqen s’kam parë, më duket e pa kuptimtë, perse të tërhiqen. Por përsëri me 140 denarë nuk do të thotë se do të mund të kryejmë ndonjë punë është një ndihmë shumë e vogël”, tha një student.

“Po e di që duhet të shfrytëzohen çdo ditë dhe nëse nuk i shfrytëzon të njëjtat tërhiqen por shpresoj që do të bëjnë ndonjë ndryshim sepse 140 denarë nuk mjaftojnë për ushqim”, u shpreh një studente.

Çështja tjetër që studentët i brengos është edhe ajo se për të zbutur harxhimet studentore 140 denarë janë pak për buxhetin studentor.

“140 denarë të themi të drejtën janë shumë pak për një student, unë nuk them që të mbulohen harxhimet por me 140 denarë nuk mundesh të blesh asgjë”, theksoi një studente.

Ndërkohë një ditë më parë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri deklaroi se do të shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit në tre muajt e ardhshëm. Por a do të shqyrtohet mundësia e transferimit të parave të pa shfrytëzuara në muajin e ardhshëm apo do të tërhiqen përsëri 140 denarët nëse nuk shfrytëzohen mbetet të vendoset  me ndryshimet e radhës.

“140 denarë është bazë ligjore e cila është për një ditë, qëllimi i racionit studentor ushqimor është ditor dhe të gjithë studentet duhet ta shfrytëzojnë në bazë ditore, ka vende që një shumë të grumbullohet por jo maksimumi të mos harxhohet pasi nuk arrihet qëllimi i racionit studentor dhe çdo lloj ndryshimi duhet të bëhet me ndryshim ligjor”, ka thënë ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

Sipas ministri të Arsimit deri më tani mbi 70% e studentëve veç më kanë aplikuar për kartë ushqimore studentore dhe shumica i kanë marrë./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button