Moti sot në vendin tonë!

Në mëngjes vende-vende do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje lokale shiu me bubullima të rralla. Pasdite do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 12 deri në 20, maksimalja do të arrijë në 27 deri në 34 gradë, ndërsa indeksi UV 7.

Siç kumtoi DPHM, në Shkup do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare paradite me kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17 ndërsa maksimalja do të arrijë në 31 gradë.

Moti do të stabilizohet në ditët në vijim. Do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, por pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të rrallë të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.