LajmeMaqedoni

Moti sot në vendin tonë

Dita e sotme pritet të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Por gjatë orëve të parë të ditës do të ketë intervale të shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Ndërkohë, pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave të cilat do gjenerojnë reshje të pakta kryesisht në zonat Jugore dhe Qëndrore do të jenë më të dukshme. Në zonat malore do të vijojnë të jenë prezente reshjet e pakta të dëborës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 10°C. 

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa pasdite me kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrij 8°C.

Show More

Related Articles

Back to top button