LajmeMaqedoni

MPB: Dje janë gjobitur 154 shoferë në të gjithë vendin

Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB), kanë informuar se gjatë kontrollit të kryer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dje janë gjobitur 154 shoferë.

“Prej tyre, pesë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Nga MPB informuan se 75 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 79 jashtë vendbanimit”, thonë nga MPB.

Nga atje kanë shtuar se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Show More

Related Articles

Back to top button