LajmeMaqedoni

MPB informon: 217 sanksione për shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (09.08.2023) ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 217 drejtues mjetesh. Prej tyre, 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe pesë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 75 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 142 jashtë qytetit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Show More

Related Articles

Back to top button