LajmeMaqedoni

MPB: Janë arrestuar tre shtetas bullgarë në vendkalimin kufitar “Deve Bair”

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se nëpunës policorë kanë arrestuar tre shtetas bullgarë për shkak të prishjes të rendit dhe qetësisë publike në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, njofton Portalb.

“Rreth orës 12:45 në Vendkalimin kufitar ‘Deve Bair’ ka ardhur deri në prishje të rendit dhe qetësisë publike nga ana e G.Z.(35), A.H.(50) dhe R.H.(54) shtetas bullgarë të cilët fillimisht verbalisht dhe me fjalë ofenduese, ndërsa pastaj kanë tentuar edhe fizikisht t’i sulmojnë nëpunësit policorë të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare, me ç}rast janë arrestuar dhe po punohet në zbardhje të plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Show More

Related Articles

Back to top button