LajmeMaqedoni

MPB njofton: 362 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (24.09.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Me këtë rast janë sanksionuar 362 drejtues mjetesh. Prej tyre, 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe pesë automjete me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 209 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 153 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Show More

Related Articles

Back to top button