LajmeMaqedoni

MPB: Policët kanë shkelur protokollet gjatë transportit të të burgosurit

ANGELOVSKI: NJËRI POLIC NUK KA POSEDUAR ARMË ZYRTARE

Gjatë arratisjes së të burgosurit Bekim Mehmeti, policët edhe pse të armatosur, nuk kanë tentuar të ndalin arratisjen e të burgosurit, kështu sot deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.  Ai shton se policët gjatë transportit të të burgosurit kanë bërë shkelje të procedurës.

“Vepra është kryer në atë mënyrë që të dyshuarit me vetëdije dhe me qëllim që të mundësojnë arratisjen e personit të dënuar të cilin po e transportonin, kanë mundësuar uljen e tij në rreshtin e mesëm të automjetit zyrtar dhe jo sipas procedurave standarde operative për shoqërimin e personave të dënuar në pjesa e veçantë të mjetit, të destinuar për këtë. Më pas, një nga policët e burgut nuk mbante fare armë zyrtare, edhe pse është i detyruar të mbajë një të tillë dhe megjithëse lëvizja e duarve të të burgosurit ishte e kufizuar, atij iu dha përsëri aksesi në pistoletën e shërbimit të njërit prej policëve të burgjeve, me çka ka qëlluar një plumb. Ndonëse qëllimi për të qëlluar me armë në çatinë e automjetit ishte për të justifikuar lejimin e arratisjes nga punonjësit e burgut, plumbi nga çatia dhe aksidentalisht goditi policin e burgut I.H. në pjesën e poshtme të barkut” – tha Toni Angellovski.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Sipas VMRO-DPMNE-së komandanti që ndodhej në turn në mbrëmjen kritike ishte një ish-polic në MPB i cili u shkarkua nga puna për Ryshfet.

“Spasovski është përgjegjës për arratisjen e të burgosurit. Ai nuk është vetëm ministër në MPB, por është edhe ministrëe që e ktheu në punë komandantin Dimitrijevskin pas kryerjes së një krimi dhe e emëroi në detyrë komanduese. Spasovski nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Spasovski të përballet me pasojat e paaftësisë dhe kriminalitetit të tij. Jep dorëheqjen menjëherë” – thonë nga VMRO-DPMNE-së.

Ka reaguar MPB duke thënë që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk emëron komandantët në burgun e Idrizovës

Ministria e Punëve të Brendshme i mohon fuqishëm gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së të paraqitura në njoftimin e sotëm. Bëhet fjalë për gënjeshtër të vetëdijshme, ose për analfabetizëm, sepse edhe një gjysëm i ditur e di që Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lidhje me policinë e burgjeve, por është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, thonë MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 4 policëve të burgut, në mesin e të cilëve edhe një komandant, të punësuar në burgun e Idrizovës. Bëhet fjalë për policët me iniciale S.D.(50), T.A. (34), I.A.(49) dhe T.P. (47), ndërsa të njëjtit dyshohen për veprën penale lirimi i paligjshëm i një personi të privuar nga liria”. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button