LajmeMaqedoni

MPJ po ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës në Republikën e Sudanit

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës në Republikën e Sudanit. Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga Ambasada jonë në Kajro, si Përfaqësi diplomatiko-konsullore kompetente për Sudanin, për momentin nuk ka shtetas tanë me banim në këtë vend, dhe në të njëjtën kohë që nga fillimi i tensioneve në vend, nuk është regjistruar asnjë thirrje nga qytetarët tanë që kanë nevojë për ndihmë.

Me këtë rast, apelojmë nëse ka shtetas tanë që ndodhen në territorin e Sudanit të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro në numrin e telefonit +201033615542 dhe adresën elektronike cairo@mfa.gov. mk, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme në telefonin SOS + 389 75 273 732 dhe adresën: globalsos@mfa.gov.mk

Show More

Related Articles

Back to top button