BotaLajmeRajon

Mrekullitë e FKS-së në Turqi! Kanë nxjerrë dhjetëra njerëz nga rrënojat, e fundit ishte një 3-vjeçare

Ekipeve nga mbarë bota u është bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës në kërkim shpëtim në Hataya, një prej zonave më të shkatërruara nga tërmeti.

Nën presionin e kohës, motit të keq e vështirësive tjera të shumta, ushtarët e FSK-së nxorën të gjallë nga rrënojat fëmijë e pleq.

Puna e FSK-së në Turqi vazhdon ndërkohë që situata është e rënduar.

Derisa shpresa për të gjetur të gjallë ka filluar e zbehet, ekipet vullnetare nga Kosova, të martën arritën të shpëtojnë nga gërmadhat një fëmijë tre vjeçar.

Vullnetarët ka një javë që ndodhën në Hataya të Turqisë në dhimbje përshkruajnë situatën atje.

Tërmeti i gjashtë shkurtit që preku Turqinë dhe Sirinë la të vdekur mbi 30 mijë persona derisa numri pritet të rritet kur kanë kaluar më shumë se një javë.

Show More

Related Articles

Back to top button