LajmeMaqedoni

MSh: Në Kërçovë ka një rast që dyshohet për linë e majmunëve

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Infektologjisë nuk ka asnjë pacient të dyshuar për linë e majmunëve, përcjell TV21. Nga MSh thonë se kanë marrë informacion nga Spitali i Kërçovës se ka një person i cili dyshohet se është i infektuar dhe të cilit i është dhënë rekomandim për testim.

“Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike. Deri më tani, në Institutin e Shëndetit Publik nuk është dorëzuar asnjë material testues dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Show More

Related Articles

Back to top button