LajmeMaqedoni

Muhamed Zeqiri përsëri mungon në gjykim

Në gjykatën penale sot përsëri u shtye seanca gjyqësore për Muhamed Zeqirin. Arsyeja është përsëri mungesa e Zeqirit dhe pamundësia e sjelljes së tij në gjykatë nga ana e policisë.

Gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska tha se policët ishin për ta marë Zeqirin nga paraburgimi, shtëpia, por nuk kanë arritur ta marin sepse u është thënë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nuk është prezent i akuzuari Zeqiri, i cili nuk u soll nga paraburgimi shtëpiak. Në ora 9 nga ana e SP Karposh është bërë përpjekje për sjelljen e të akuzuarit dhe është konstatuar se i njejti nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e për çka përsëri është thirrë ndihma e shpejtë. Deri në këtë moment nuk kam informatë nëse ka arritur ndihma e shpejtë. Gjykata ka konstatuar se më datën 03.02.2023 është dotëruar kërkesë për shtyerjen e debatit kryesor nga shoqata e avokatëve “Pepelugovski” me arsyetim – raport psikiatrik nga data 01.02.2023, e përgatitur nga Euromedica përmes mjekut Aleksandar Maricikiq”, tha gjykatësja Jançuleva Mihaillovska.

Kjo është shtyerja e dytë me radhë për këtë lëndë në dy javë. Edhe e para u shtye për arsye të njejta.

Show More

Related Articles

Back to top button